Prokuroria nis hetimin për protestën para Kuvendit

schedule13:28 - 22 Nëntor, 2018

schedule 13:28 - 22 Nëntor, 2018

Menjëherë pas kësaj proteste, Prokuroria ka nisur hetimin në lidhje me gjithçka ndodhi përpara ambienteve të selisë së parlamentit. Rrethimi i vendngjarjes u pasua me kqyerje të saj dhe mbledhje të provave, si mbetjet e materialeve të hedhura kundër forcave të rendit. Përveç sekuestrimit të provave në vendngjarje, prokuroria pritet të shqyrtojë dhe pamjet filmike, ku janë të fiksuar përplasja mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Grupi hetimor më pas i është drejtuar dhe ambienteve të spitalit të Traumës për të marrë dëshmitë e uniformave blu, si dhe të protestuesve që mbetën të lëndur gjatë protestës së sotme. ABC News ka mësuar ndërkohë se protesta e sotme ka qenë e paligjshme, pasi organizatorët e saj nuk kanë marrë asnjë leje paraprake pranë organeve kompetente për të protestuar para Kuvendit, ashtu siç parashikohet në ligj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!