Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Nisja e hetimeve vjen pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se ka pasur manipulime nga subjekti opozitar, konkretisht Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësja për median e Prokurorisë Themelore të Prishtinës konfirmoi se Policia e Kosovës ka nisur grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve për dyshimet e pretenduara nga Vetevendosja.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet vendimi i Gjykatës Supreme për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rreth 19 mijë votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të dyshimeve për manipulim zgjedhor. Më herët, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia hodhi poshtë kërkesën e Levizjes Vetevendosje.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë akuzat e Vetevendosjes duke thënë se partise ne puhstetr nuk i pëlqen rezultati.
Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja./abcnews.al