Prokuroria nis hetimet ndaj sekteve fetare, ngre akuzën për 34-vjeçaren Josifi

schedule12:38 - 4 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 4 Korrik, 2020

Pas ngjarjes së vetëflijimit të nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, prokuroria ka nisur hetimet ndaj sekteve fetare.

Siç raporton Glidona Daci për abcnews.al mësohet se të gjitha sektet fetare po hetohen nga prokuroria ndërkohe qe kjo e fundit ka ngritur akuzën edhe për 34 vjeçaren Blerta Josifi për “moskallëzim krimi”.

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të treja kanë qenë pjesë e një sekti fetar.

Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes.

Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!