Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Korrupsioni/ Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për marrjen në pyetje të Kurtit

schedule10:40 - 19 Shkurt, 2025

schedule 10:40 - 19 Shkurt, 2025

Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit per një hetim të hapur mbi dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Kurti ka refuzuar deri me tani dy here te parqitet ne organet e drejtesise, edhe pse shef i ekzekutivit ne fuqi, dhe shembull i pare per qytetaret e vendit duke rrezikuar burgosjen.

Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet.



Nëse ai nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas gjobave, ai mund të burgoset.

Kurti ka refuzuar të paraqitet në Prokurori, duke u bërë thirrje prokurorëve që të shkojnë ata dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.

Ftesën e parë Kurti e mori më 16 dhjetor, kur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, justifikoj shefine tij duke thene se eshte ne nje udhetim jashte vendit.

Katër ditë më vonë, Kurti mori perseri ftesë nga Prokuroria, të cilën po ashtu e refuzoj.

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga mediat ne Kosove, ku deshmohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë ne vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!