Prokuroria kërkon 18 vjet heqje lirie për Kelmend Balilin

schedule14:15 - 8 Prill, 2019

schedule 14:15 - 8 Prill, 2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Klemend Balilin duke përkuar 18 vite burgimi por në zbatim të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimin, në përfundim kërkohen 12 vite burg. Klemend Balili akuzohet për 4 akuza, por u faktua vetëm 1 episod i trafikimit të narkotikëve.

Organi i akuzës gjatë relatimit u shpreh se Klemend Balili ka tentuar që të trafikonte edhe me herët lëndë narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Bullgarisë por që kjo ngarkesë u kap nga policia greke.

Klemend Balili u akuzua nga prokuroria vetëm për trafikimin e 687 kilogramëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të ishullit grek Zakinthos. Përfshirja në grup kriminal sipas prokurorisë, u faktua nga përgjimet telefonike të ardhura nga Greqia.

Sipas këtyre përgjimeve, Klemend Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në vendin fqinj. Prokuroria u shpreh se Klemend Balili nuk ka deklaruar llogarinë për 30 mijë euro të bashkëshortes, si dhe përfshirjen e saje ne disa bar kafe. Avokati i të pandehurit Theodhori Sollaku u shpreh në seancë se prokurori nuk relatoi asnjë provë që të faktojë veprat penale të klientit të tij.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga Eneid Nakuçi për secilën akuzë kërkoi për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit” 10 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, 5 vite burg për pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal, 6 muaj burg për refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, si dhe për 5 vite burgim për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Tre ditë më herët Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi gjykatës konfiskimin e hotelit “Santa Quaranta”, në pronësi të Klemend Balilit, si dhe një pjesë të pasurive të tij të paluajtshme. Këto prona ishin vënë nën sekuestro prej dy vjetësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!