Prokuroria e përgjithshme i përgjigjet KQZ: Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar në Greqi

schedule11:16 - 13 Nëntor, 2023

schedule 11:16 - 13 Nëntor, 2023

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur këtë të hënë shkresës së KQZ lidhur me kryebashkiakun e Kucovës, Kreshnik Hajdari.

Për Hajdarin u kërkua çregjitstrim nga gara me dyshimin se kishte fshehur një dënim në Greqi, por pavarësisht kësaj, KQZ lejoi kandidimin e tij në zgjedhjet vendore.

Në përgjigje, prokurori i cështjes Kostaq Beluri konfirmon dënimin e Kreshnik Hajdarit në Greqi, në vitin 1999 nga gjykata e shkallës së parë në Janinë me 4 muaj burg.

“Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj” – thuhen në përgjigjen e prokurorisë.

Kërkesën për pastërtinë e figurës për kreun e bashkisë së Kucovës erdhi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë’. Sakaq KQZ pritet të mblidhen të martën për të vlerësuar nëse këto të dhëna përfshihet në kufizimet e ligjit të dekriminalizimit çka mund edhe të rrezikojnë që kryebashkiaku të shkarkohet. Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste fitoi bashkinë e Kuçovës ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!