Prokuroria e Katanias ka ankimuar vendimin e gjykatës e cila liroi nga qelia Nezar Seitin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Seanca për të ashtuquajturin “finacieri i Habiljave” pritet të zhvillohet në fillim të muajit Shtator dhe prokurorët kanë kërkuar rikthimin në burg. 42-vjeçari u lirua ditën e mërkurë nga Gjykata e Katanias dhe është e paqartë se çfarë ka ndryshuar në pozitën e tij proceduriale që togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë.
Seiti u arrestua në Tetor të vitit të kaluar në Vlorë dhe u ekstradua drejt Italisë në Janar, duke hapur një debat të madh politik. Opozita akuzonte mazhorancën se ai u ekstradua për të mbyllur dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri./abcnews.al