Prokuroria ankimon vendimin e gjykatës për Dashamir Xhikën

schedule13:01 - 27 Korrik, 2018

schedule 13:01 - 27 Korrik, 2018

Një ditë pasi Gjykata për Krime të Rënda liroi ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin që i ndryshoi atij masën nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Xhika qëndronte në paraburgim prej 7 Shkurtit 2018, si i dyshuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” konsumuar  gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Tiranë-Elbasan.

Ditën e djeshme trupa gjyqësore pranoi kërkesën e ish-zyrtarit të lartë për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me atë të “arrestit shtëpiak”.

Problemet shëndetësore dhe ndryshimi i kushteve ligjore ishin arsyet që binden trupën gjykuese në Gjykatën për Krimet e Rënda të lirojë nga qelia Dashamir Xhikën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!