Paul Manafort dhe Rik Gate, dy figurat kryesore të fushatës elektorale të presidentit amerikan Trump, janë akuzuar për evasion fiskal dhe riciklim parash. Akuzat janë ngritur nga prokurori special Robert Mueller, i cili drejton hetimet për skandalin e Russiagate, ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane
Prokurori special që po heton për Rusiagate, Robert Mueller, ka ngritur akuza të reja kundër ish drejtorit të fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Paul Manafort, dhe ndaj partnerit të tij në biznes, Rick Gates. Mashtrim dhe riciklim janë dy akzuat kryesore. Bëhet fjalë për 32 akuza të reja që i shtohen 12 të tjerave të dpozituara kundër tyre që në muajin tetor të një viti më parë në kuadër të hetimeve për ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet presidenciale. Në 37 faqet e akuzave të depozituara nga Mueller, përshkruhet dhe mekanizmi me anë të cilit Manafort e Gates kanë ricikluar 30 milionë dollarë, sidomos të ardhurat e përfituara nga puna e tyre për qeverinë ukrainase. Ata gjithashtu akuzohen se nuk kanë paguar taksat për më shumë se dhjetë vjet si dhe që kanë përdorur shoqërinë e tyre imobiliare për të marrë më shumë se 20 milionë dollarë borxh me anë të një skeme mashtrimi. Manafort drejtoi fushatën elektorale të Trump nga muaji qershor deri në gusht të 2016-ës dhe Gates ishte krahu i tij i djathtë. /abcnews.al