Prokurorët shqiptarë në Katania, sot marrin në pyetje Moisi Habilajn

schedule11:39 - 30 Maj, 2018

schedule 11:39 - 30 Maj, 2018

Dy nga prokurorët që po hetojnë në Shqipëri një dosje të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, do të marrin në pyetje sot Moisi Habilajn në vendin fqinj.

Burimet bënë të ditur për ABC News se Habilaj, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar droge, do të merret në pyetje nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara në burgun e Katanias, ku ai ndodhet që pas arrestimit te tij, Tetorin e kaluar.

Po ashtu prokuroret e Krimeve të Rënda që kanë shkuar në Itali, do të marrin në pyetje edhe dy shqiptarë të tjere, si pjesë e këtij grupi narkotrafiku, Maridian Sulaj dhe Nazer Seiti. Sulaj është arrestuar në Itali dhe është hetuar nga Prokuroria e Katanias, për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërsa Nazer Seiti është arrestuar në Vlorë. Por përveçse ishte në hetim nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Shqipëri, për të kishte urdhër arresti edhe nga autoritetet italiane, arsye për të cilën u ekstradua drejt vendit fqinj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!