Prokurorët e SPAK-ut në seanca, shpallin moskompetencë për disa dosje

schedule10:24 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 10:24 - 23 Dhjetor, 2019

Kryetari tranzitor i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni, i ka dërguar një shkresë kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja, ku i kërkonte pjesëmarrjen e prokurorëve të posaçëm në seanca.

Pas shkresës, Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore ku për një pjesë të madhe të dosjeve do të shpallet moskompetenca dhe do të dërgohen në vendet ku është kryer vepra penale.