Prokurimet publike/ Rama: Do aplikojmë Inteligjencen Artificiale

schedule12:51 - 4 Shkurt, 2025

schedule 12:51 - 4 Shkurt, 2025

Shqipëria është vlerësuar se është një ndër vendet lider në rajon për sa i përket prokurimeve publike. Sipas kryeministrit Rama, ky raport dëshmon me fakte domethënëse transformimet e Shqipërisë, në menaxhimin e financave publike dhe qeverisjen digjitale.

Kreu i qeverisë tha se shumë shpejt  do të nisë edhe aplikimi i Inteligjencës Artificial në procesin e prokurimeve duke shmangur komplet kontaktin me njerëzit

“Prokurimet publike është për mua një pikë ku mund të shihet progresi që është bërë në luftën kundër korrupsionit. Duhet të modernizohen sistemet e qeverisjes, që këto sisteme të jenë të tilla, që mos të mundësojnë funksionimin e korrupsionit”.

Gjetjet e raportit të SIGMA-s, janë të rëndësishme pasi janë burimi kryesor i vlerësimit të Komisionit Evropian në fushën e Administratës Publike në Raportet vjetore të Progresit në rrugën drejt integrimit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!