Prokurimet me inteligjencë artificiale/ Ligji i ri në kuvend, Spiropali: Rrit transparencën në tendera

schedule14:25 - 22 Janar, 2024

schedule 14:25 - 22 Janar, 2024

Prokurimet publike tashmë do të realizohen me anë të inteligjencës artificial.Ndryshimet në draft kanë nisur të shqyrtohen në komisionin e ekonomisë .Minstrja për shtetin Elisa Spiropali deklaroi se ndërhyrjet në ligj  dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar synon të rris më tepër transparencën

Drejtoresha e prokurimeve Publike Reida kashta   tha se kontrolli ndaj operatorëve ekonomikë që do të marin pjesë në garë do të jetë më  i madh pasi informacioni do të mblidhet nga ët gjitha institucionet në një dosje virtuale.

Risi në këtë projektligj është kryerja e vlerësimit automatik për  plotësimin e  kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit.

Po ashtu një tjetër element i ri është përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut si dhe  hartimi i specifikimeve teknike, duke ulur ndikimin e faktorit njerëzor në procesin e prokurimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!