Konfindustria ka kërkuar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë, që projektligji për nxitjen e investimeve në sektorin turistik ti nënshtrohet disa ndryshimeve thelbësore. Kushti kryesor për të përfituar favorizime fiskale me ndërtimin e resorteve dhe hoteleve turistike, duhet të jetë vlera e investimit jo më e vogël se 50 milionë euro. Kusht i cili mungon në propozimin e paraqitur nga ekzekutivi në paketen fiskale 2018, sipas administratorit të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku.
Për Konfindustrinë, favorizimet fiskale të parashikuara në projektligjin e paraqitur nga ekzekutivi rrezikojnë të demtojnë:- konkurencën ndërmjet operatorëve, – janë kosto financiare të paarsyeshme për interesat e pushtetit vendor dhe janë burim subjektivizmi dhe korrupsioni në dëm të interesit publik në afatgjatë.
Propozimi i mësipërm është pjesë e paketës prej 16 kërkesash të Konfindustrisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë në diskutimet për buxhetin e vitit fiskal 2018./abcnews.al
Projektligji për investimet në sektorin turistik
schedule15:23 - 5 Nëntor, 2017
schedule 15:23 - 5 Nëntor, 2017