Projektligji për amnistinë, përfitojnë rreth 570 persona, pushohen çështjet që dënohen deri në 2 vite

schedule17:58 - 6 Nëntor, 2023

schedule 17:58 - 6 Nëntor, 2023

570 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia penale. Në draftin përfundimtar që ka përgatitur ministria e drejtësisë parashikohet që përveç personave të dënuar do të përfitojnë pushim të hetimeve  pjesa  më e madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vite burgim.

Nga ana tjetër, në draft thuhet se do të përfitojnë nga 1 vit ulje të dënimit te gjithë meshkujt dhe 1 vit e gjysme ulje femrat si dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si te tjerët, me përjashtim  të të  dënuarve  me burgim të përjetshëm të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të prokurorisë së posaçme.

Të dënuarit meshkuj qe nuk përfitojnë nga amnistia, do të përfitojë 1 vit ulje dënimi. Gjithashtu është vendosur 1.5 vite ulje dënimi për  femrat dhe të miturit që  nuk përfitojnë  nga projektligji i amnistisë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se nisma ligjore hyn në  fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se, amnistia pritet të hyjë ne fuqi në muajin dhjetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!