Projektligji, pensionistët e vetëpunësuar nuk do të paguajnë sigurime

schedule15:58 - 29 Qershor, 2022

schedule 15:58 - 29 Qershor, 2022

Nga Erblina Mile

Ata persona që kanë dalë në pension dhe rezultojnë të vetëpunësuar tashmë nuk do të kenë detyrimin që të paguajnë kontribute shoqërore. Ndryshimet në projektligjin për sigurimet shoqërore janë hedhur për konsultim publik. Aktualisht janë 1. 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar  që paguajnë kontribute  çdo muaj në vlerën e 14 milionë lekëve  të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore.

Sipas relacionit shpjegohet se shuma 169,8 milionë lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore

Sipas relacionit shpjegohet se qëllimi i këtij projektakti, konsiston në përjashtimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat, pasi kanë fituar të drejtën për pension pleqërie, duke qenë se atyre nuk u njihet si periudhë sigurimi koha e vetëpunësimit.

Sipas qeverisë ky ndryshim është reflektuar pas kërkesës së bërë përmes nismës së Këshillimit Kombëtar  nga  rezultatet e  të cilës u evidentua  se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive për ndryshimin e ligjit aktual. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!