Berisha mbledh pensionistët/ Doktori: Unë ju kuptoj më mirë se Rama

schedule15:28 - 4 Prill, 2025

schedule 15:28 - 4 Prill, 2025

Kjo e premte ishte dita e pensionistëve për Sali Berishën. Mblodhi disa bashkëmoshatarë të tij e u shpjegoi programin. Sipas doktorit, vetëm ai i kupton emocionalisht pensionistët, dhe jo Edi Rama të cilit i duhen dhe ca vite për të mbushur moshën.

“Ata sot janë pa diskutim shtresa më në nevojë që përballen me dhimbjet e përditshme dhe jo pak prej tyre, qajnë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi” Unë premtoj sot se pensionistëve sqiptarë të gjitha padrejtësitë marrin fund brenda 3 muajsh. Vendosim minimumin 200 euro”

Doktori i ndau premtimet në disa kategori. Për pensionistët e punësuar, si vetja e tij, do u hiqen taksat. Për aventurierët e moshuar, udhëtime me gjysëm çmimi, kurse për të sëmurët,  analiza e ilaçe falas.

“Mora përsipër që pensionistët nuk do paguajnë sigurime apo taksa për pagën. U premtoj udhëtime me gjysmë çmimi në gjithë Shqipërinë. Do të zgjerohet rimbursimi i ilaçeve dhe analizat falas”

Një burim nga do i gjejë doktori paratë është administrata publike. Nuk zbuloi nëse do të rikthehet si në kohët e vjetra, me pushime nga puna apo zëvendësim të punonjësve me militantë të vet.

“Burimi tjetër, sot ka një administratë 230 mijë punonjës, jashtë çdo lloj proporcioni. Natyrisht e gjithë kjo është në kurriz të rrogëultëve dhe pensionistëve, dhe kjo merr fund”

Në takimin me moshatarët e tij, Berishës e injoroi kryepensionisti Jenishehri, aleati i i cili e braktisi “Shqipërinë Madhështore”. Në kohën kur doktori mbante takimin, ai është parë pak metra larg me një çantë të zezë dhe biçikletën e tij pink. Por Berisha e pranoi, se kjo është vetëm dita e tij, dhe kërkoi që të paktën të premten të mos merren si me Ramën apo dhe me Bashën.

“Ju lutem, fokusi vetëm te programi. Mos merremi as me zhapikë, zhaba, bretkosa.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!