Me 86 miliardë qeliza nervore, secila prej të cilave mund të ketë deri në një mijë sinapse (pika komunikimi midis qelizave nervore), truri i njeriut është organi më kompleks. Sigurisht që është edhe më i vështiri për tu studiuar.
Të inkurajuar nga suksesi i gjenomit njerëzor në fillim të shekullit 21, qindra studiues nga e gjithë bota vendosën në 2013 të “sulmonin” enigmën e madhe të trurit. Njoftimi për fillimin e programit u bë nga ish Presidenti amerikan Barack Obama. Me një buxhet prej 5 miliardë dollarësh dhe një horizont kohor të përfundimit në 2026, projekti u quajt BRAIN.
Siç sugjeron edhe emri i tij, shpresa është të analizohet truri i njeriut me ndihmën e teknologjive të përparuara. Studiuesit krahasuan më shumë se 450,000 qeliza të korteksit motorik të trurit të tre gjitarëve: miut, majmunit dhe njeriut. Analiza, nxori në pah nga njëra anë dallimet karakteristike të secilës specie, por edhe pikat e tyre të përbashkëta, të cilat padyshim korrespondojnë me funksionet vitale.
Në të njëjtën kohë, u krijua një atlas i llojeve të ndryshme të qelizave të korteksit motorik, si dhe origjina e tyre gjatë embriogjenezës. Siç është theksuar në një nga artikujt, Sigurisht, qëllimi i madh i programit është që një ditë të kuptojmë mekanizmat përmes të cilëve truri ynë percepton mjedisin, merr vendime dhe krijon kujtime.
Kjo, sipas shkencëtarëve, do të kërkojë krijimin e trilionëve sinapseve dhe për këtë do të na duhet të presim më shumë se gjysmë shekulli./abcnews.al