Projekti franko- gjerman, Karadaku: Njeh sovranitetin territorial të Kosovës

schedule14:19 - 10 Nëntor, 2022

schedule 14:19 - 10 Nëntor, 2022

Dalja e disa dokumenteve apo të njohura ndryshe si 9 pikat e ‘projektit franko – gjerman’ për Kosovën kanë nxitur diskutimet për përbërjen dhe kuptimin e neneve të tij për të ardhmen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ashtu siç shpjegoi dhe autorja e emisionit ‘Ballkan’ Linda Karadaku në ABC Live në bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, qarkullojnë disa dokumente në media të cilat zbardhin pikat e marrëveshjes franko – gjermane në lidhje me të ardhmen e Kosovës.

Karadaku: Ajo që mund të themi është që kanë dalë disa dokumenta. Kornizën e parë të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka nxjerrë ABC. Ky është dokumenti i dytë tani. Është një material që e kemi pasur, 48 orët e fundit, derisa dje u nxorr nga një media tjetër, sepse është ajo periudha e verifikimit të burimeve, nëse është e saktë, nuk është e saktë, nëse ke dy burime mund ta publikosh.
Sipas autores së emisionit Ballkan ajo që ka dalë dje, është një dokument me 9 pika për të cilat është biseduar shumë.

Lexo edhe: Dialogu Kosovë-Serbi, zbardhen 9 pikat e propozimit franko-gjerman

Nga ajo që është bërë publike mund të bëhet një analizë se cilat janë pikat për të cilat mund të mos binte dakord Kosova apo Serbia, por sipas Linda Karadakut, ekziston pika 2 e nenit 3 e cila njeh de juro sovranitetin territorial të Kosovës.

Karadaku: Neni 3, në anglisht, siç është dhe në variantin anglisht, palët duhet të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës. Po ashtu në nenin 3 përmenden ‘frontier’ and ‘boundaries’, nuk përdoret fjala ‘border’, një term më i gjerë, jo i zbutur, janë përdorur të dyja metodologjitë për të kënaqur të dyja palët. Dhe në pikën 2 të nenit 3 është respektimi i integritetit territorial, Serbia do të merrte përsipër të mos i vinte në pikëpyetje integritetin territorial të Kosovës.

Sipas autores së emisionit ‘Ballkan’ në ABC Linda Karadaku ‘ajo që po vihet re është që Vuçiç po i delegon Ana Brnabic shumicën e pikave për Kosovën, për të mos mbajtur vetë peshën që është shumë e madhe, dhe është një shumicë serbe që nuk e njeh pavarësinë Kosovën, delegimi te Brnabic, për të hequr përgjegjësinë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!