Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Projekte infrastrukturore drejt finalizimit”/ Rama-gjyqtarëve: Do e çojmë deri në fund, pavarësisht surprizave që na bëni

schedule11:44 - 12 Shkurt, 2026

schedule 11:44 - 12 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar sistemit të drejtësisë.

“Shteti të përfitojë disa projekte, për të përfituar për disa vite për të ushtruar disa zyra, për të ushtruar funksionet administrative. Është padiskutim financimi më i madh që mund të jetë bërë ndonjëherë për infrastrukturën e Republikës së Shqipërisë, por mendoj që është i duhuri. Tani mendoj që janë mundësit. Jemi në një proces kur pas një reforme shumë rrënjësore në drejtësi, duhet të vazhdojmë secila palë që të bëjmë detyrat tona. Detyra jonë është që të vazhdojmë të mbështesim sistemin dhe të bëjmë gjithçka që sistemi të vazhdojë me kushtet dhe standardet më të larta. Duhet të dimë se sa mbrapa është sistemi edhe në aspektin e teknologjisë.

Ishte ndërtuar një sistem kioskash që nuk ndërvepronin me njëra tjetrën dhe duke krijuar një rrjet njerëzit që funksionojë në bazë të një sistemi të njëjtë. Kemi pasur një vonesë katastrofike me menaxhimin e çështjeve njerëzore, sepse nuk merreshim vesh se si do të ishte qasja me sistemi, ajo që është e rëndësishme është që duhet të merremi vesh. Për pasur një sistem të pavarur të drejtësisë nuk mund të kemi një sistem të teknologjisë së pavarur. Këtu një rol të rëndësishëm ka qeveria e gjyqësorit, por ndërvrepimi me sistemin gjyqësor është shumë e rëndësishme.



Nuk mundet që në emër të pavarësisë secili të kërkojë “hidrocentralin”. Kjo është shumë e rëndësishme që ky sistem të funksionojë. Procesi ka 6 muaj që ka filluar. Ne kemi fatin që të kemi në Shqipëri, përqendrimin e numrit më të madh të arkitektëve që mund të gjesh në botë. Punojmë në shumë vende, por jo kaq të përqendruar në një vend. Më pas do duhet që të kalojmë në fazën  zbatimit”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!