“Projekt në sirtar për 3 dekada,” Rama: Tuneli i Llogarasë në rrugën e jetësimit në realitet

schedule12:19 - 14 Nëntor, 2021

schedule 12:19 - 14 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama nga kantieri i ndërtimit ku do të nisin punimet për Tunelin e Llogarasë është shprehur se ky ka qenë një projekt që ka ndenjur në sirtar për tre dekada.

Por, tashmë siç u shpreh kreu i qeverisë, kjo vepër infrastrukturore është futur në rrugën e jetësimit në realitet.

“Një projekt që ka qenë në sirtar për tre dekada. Një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë tre dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet.”

Tuneli, u shpreh Rama, do të bëjë shkurtim të konsiderueshëm të kohës, do të rrisë sigurinë si dhe do të ofrojë një lidhje organike me segmentin e Orikumit dhe pastaj edhe me Bypass-in e Vlorës.

“…një e vërtetë që falë zinxhirit të veprave infrastrukturore do të shpaloset në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe udhëtarëve të huaj. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh që po realizohen njëra pas tjetrës duke krijuar hap pas hapi një gjerdan në tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!