Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi Kombëtar i Punës/ Rama apel të rinjve: Bëhuni pjesë, janë 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike

schedule11:24 - 9 Korrik, 2025

schedule 11:24 - 9 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nxitur të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ai thekson se janë aktualisht 600 vende  në administratë dhe institucione publike. Ai thekson se gjatë praktikës zgjat tre muaj dhe të rinjtë do të kenë kompensim financiar.

Më tej, Rama thekson se pas kësaj për 250 praktikantë do caktohen kontrata pune për një vit, me qëllim përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.



Thirrja e Ramës:

Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike

-600 vende praktike në administratë dhe institucione publike

-Trajnim i dedikuar nga ASPA

Kompensim financiar gjatë praktikës

– Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë

-Periudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025

-Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025

-Apliko lehtësisht online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!