Programi ekonomik i PD, Mima: Kjo qeverisje duhet sjellë në shinat e duhura

schedule18:38 - 30 Shtator, 2020

schedule 18:38 - 30 Shtator, 2020

Ish-ministri i Financave, Florion Mima i ftuar në “ABC News”, foli për programet ekonomike të qeverisë dhe të opozitës.

Gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo, Mima tha se programi ekonomik i opozitës është një mundësi për të përmirësuar situatën në vend.

“Kjo qeverisje duhet sjellë në shinat e duhura”, u shpreh ai.

Ish-ministri i Financave foli edhe për situatën e koronavirusit, për të cilën u shpreh se qeveria duhet të realizojë të paktën 2500 tamponë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

I pyetur nëse kostot do të ndikonin në mosrealizimin e testeve, Mima kundërshtoi duke shtuar se paratë nuk janë aspak problem, por sipas tij problemi qëndron tek vullneti politik.

Pjesë nga biseda në studio:

A është fantaziste, a është realiste?

Mima: 5 pikat që u paraqitën janë të shkruajtura me sens patriotik dhe është një program realist.

Jemi bijtë e këtij populli që përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kjo qeverisje ka nevojë për tu sjellë në shinat e duhura.

Sa e realizueshme është të bëhen 2500 tamponë?

Mima: Gjëja më e parëndësishme janë paratë, paratë janë aty. Mjafton të jetë vullneti për tu bërë. Paratë nuk janë problem.

Produktet e punës tonë duhet t’i përfitojë populli, ne jemi për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe jo të vjedhë idetë e më pas ti keqpërdorin.

Kostoja e shpenzimeve të një personi të prekur me COVID-19 të realizohet nga shteti?

Mimo: Kjo është lehtësisht e realizueshme. 300 milion euro janë lehtësisht të gjetshme.

I gjithë ky përkeqësim i situatës pritet të ndodhë këto 6 mua, ku edhe nuk do të ketë ndryshime të kabineteve. Pra këto shqiptarë që humbin vendet e punës, mjekët, arsimtarët… nuk mund të presin deri në zgjedhjet e tjera. Pensionistët janë shtresa me vunerabël edhe për shkak të moshës, duhet dyfishuar ndihma ekonomike.

Nëse Rama sheh që propozimi juan gjen mbështetje dhe nëse e merr, a nuk do të rriten pikët për kryeministrin?

Mima: Nuk kërkojmë asnjë kredit shtesë, por duam të realizohen të gjitha punët për të mirën e shqiptarëve.

Programi ekonomik i PD?

Mima: Programi pothuajse ka mbaruar i gjithë.

Kur mbaroni një modul nga pikëpamja metodologjike, si vijon procesi?

Mima: Ka një grup më të madh, bëhet dëgjesa jepen vërejtje, është një proces shumë i gjatë.

Sakaq ish-ministri i Financave  tha se nuk e sheh si problematikë nëse mazhoranca përvetëson programin e PD, përkundrazi ai thekson se asnjë nuk është kundër, për aq kohë që çdo vendim merret për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!