Programet ekonomike PS-PD, eksperti Danaj: Pse vendi ka nevojë për taksën e sheshtë

schedule09:05 - 23 Prill, 2021

schedule 09:05 - 23 Prill, 2021

Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, më i përshtatshëm për t’i dhënë një dorë ekonomisë do të ishte programi ekonomik i Partisë Demokratike. Kështu është shprehur Vjoldi Danaj, ekspert ekonomisë në një bisedë me Enkel Demin dhe Sibora Bitrin në “Abc-ja e Mëngjesit”.

Më konkretisht ai foli për taksën e sheshtë që sipas Danajt, mund t’i ofrojë Shqipërisë për disa vite një stabilitet ekonomik.

“Duhet të krijojmë një stabilitet ekonomik. Ajo që duhet tani është taksa e sheshtë. Që të vendoset taksa e sheshtë duhet që në vend të ketë një mungesë transparence, investim të ulët social, pjesa e pensioneve, rritje e brishtë ekonomike, etj.”

Ndërsa për taksimin progresiv, eksperti i ekonomisë tha se krijon mundësinë për më shumë evazion fiskal.

“Do të krijojë një lloj stabiliteti. Aq më shumë taksa në një ekonomi, aq më shumë evazion fiskal. Pastaj njerëzit janë më të prirur që t’i deklarojnë. Kjo taksë duhet për të paktën një dy vjeçar.”

Ndërsa, duke folur për borxhin që Shqipëria duhet t’i paguajë Francesco Becchetti-t, Vjoldi Danaj tha se është më i lartë se 110 milionë euro, por se mund të shkojë deri në 200 milionë euro.

Por çfarë do të bëjë me këtë borxh administrata e Bashës nëse ai vjen në pushtet?

Danaj: “E logjikshme të ishte që administrata të kërkojë ta minimizojë sa më shumë borxhin. Ta uli deri në një fare përqindjeje. Ka raste që përdoren edhe agjenci të ndërmjetme.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!