Profili i Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku

schedule14:22 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 14:22 - 18 Dhjetor, 2017

Prokurorja e re e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka ushtruar profesionin e prokurores në rrethin e Shkodrës. Ajo është me moshë 41-vjeçe dhe është nga Puka. Marku ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në  vitin 2001. Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Arta Marku deklaroi në komisionin e ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për ti rikthyer normalitetin. Më tej kandidatja theksoi se prokurorët janë të hutuar të demotivuar pasi sipas saj emërimet nuk kanë lidhje me meritat.

Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës./abcnews.al