Profil/ Nga UÇK-ja te kualifikimet në SHBA, kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Kosovë

schedule12:05 - 8 Gusht, 2023

schedule 12:05 - 8 Gusht, 2023

KOSOVË- Prej ditës së martë, Kosova ka një ministër të ri të Mbrojtjes. Ai është koloneli Ejup Maqedonci, i cili merr këtë detyrë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Armend Mehaj.

Maqedonci ka një karrierë të spikatur ushtarake. Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur ishte 19 vjeç iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë asaj kohe,  Maqedonci ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshe ndërkombëtare, si kolonel i FSK-së. Sa i takon kualifikimit profesional, Maqedonci ka përfunduar dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paraardhësi i tij në krye të ministrisë së Mbrojtjes u largua siç tha edhe kryeministri Albin Kurti “për arsye familjare”./ n.m.abcnews.al