“Profeti i Kokoshkave”, Budina kërkesë Ramës: Dua të bëj shfaqje në truallin e teatrit, je i ftuar

schedule11:16 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:16 - 27 Korrik, 2020

Regjisori dhe aktori Edmond Budina i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Budina shprehet se kërkon hapësirën publike për të bërë art: “Dua të bëj shfaqje në truallin e teatrit, je i ftuar”, tha ai drejtuar kryeministrit.

Budina e ka konsideruar kryeministrin Rama pronar i hapësirave publike.

“Është e pavërtetë që protestuesit e kishin zaptuar teatrin, hynë për ta mbrojtur e pastruar, zhvilluan aktivitete, pa asnjë lekë veç me kontribut vullnetar, ndërkohë që shteti preu dritat dhe ujin. Shqyerja që i bëtë teatrove më 17 maj lemerisën mbarë opinionin publik.

Po i drejtohem kryeministrit dhe po i them: Meqë je pronar i hapësirave politike, më lejo të jap shfaqje në truallin e tetarit si një hapësirë lirie. S’ka ekzploziv, molotov, por vetëm art. Shfaqja do jetë në përputhje me rregullat për parandalimin e COVID 19. Je i ftuar edhe ti të vish. Uroj të marr një përgjigje pozitive.

Ky është vendi i shenjtë ku është luajtur teatër profesional gjithë kohën. Këtu duhet të jepet një shfaqje teatri për të treguar se ne nuk jemi për dhunë, por për art.

Është një pjesë që quhet “Profeti i Kokoshkave”. Ideja më ka lindur me pandeminë që ndodhi. I izoluar në shtëpi me erdhi ideja se si të realizojmë teatrin e dhomës, duke e krijuar në shtëpinë time. Ky teatër ka nevojë për një komunikim të afërt me spektatorin” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!