Profesorët shqiptarë bëhen pjesë e eksperimentit më të madh të CERN, mes 12 mijë shkencëtarëve nga e gjithë bota

schedule10:35 - 23 Prill, 2024

schedule 10:35 - 23 Prill, 2024

Shtatë shqiptarë janë pjesë e eksperimentit më të madh të CERN. Bëhet fjalë për disa profesorë shqiptarë, të cilët kontribuojnë në qendrën europiane të kërkimeve bërthamore mes 10-12 mijë kërkuesve shkencorë nga e gjithë bota.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, njëri prej tyre, pedagogu i Universitetit Politeknik dhe astrofizinti, Dr. Enkelejd Çaça, ka treguar detaje nga CERN dhe eksperimenti që do të fokusohet në fushën e fizikës.

Ai ka theksuar se shkencëtarët kanë të drejta të plota për akses në të dhënat eksperimentale reale.

“CERN-i është laboratori më i madh i fizikës dhe i shkencës në botë. Po flasim për një institucion ku punojnë rreth 10-12 mijë fizikantë dhe inxhinierë. Flasim për shkencëtarë, por pjesën më të madhe e zënë fizika dhe inxhinierët.

Ne jemi 7 shqiptarë, 6 janë këtu në Shqipëri dhe një është koordinator Dr. Ilirjan Margjekaj, që është praktikisht promotor i kësaj marrëveshje që ne bëmë tani. Ai që ka kontribuar më shumë dhe që ka ngulmuar dhe është koordinator, sepse ai tani është në Universitetin e Barit si ‘post-doc’ dhe punon në CERN”, tha ndër të tjera Çaça./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!