Profesionistët e lirë, pa zgjidhje/ Malaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të saktësuar

schedule12:08 - 4 Shtator, 2024

schedule 12:08 - 4 Shtator, 2024

Mbetet ende pezull çështja e profesionistëve të lirë që  kanë paguar aktualisht një këst të tatimit. Ministri  ri i Financave Petrit Malaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk sakteson si do të veprohet me ata profesionistë që kanë paguar  detyrimin dhe për këtë do të kërkojnë një sqarim nga ky institucion.

Më 27 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë të përjashtuar nga tatimi me 15 % bizneset e vogla ofrues të shërbimeve porfesionale, me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë. Sipas këtij vendimi, ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, tatimi i fitimit do të jetë zero deri në fund të 2029, nga 15 % që u miratua në fillim të këtij viti.

Ministri i Financave deklaroi se po punohet për të përfunduar skemën që parashikon indeksim të pesioneve

Shifrat kanë kanë konfirmuar se performanva ekonomike në vend ka pasur një ecuri pozitive  ndërsa janë shtuar rreth 13 mijë vende të reja pune.

Përsa i përket kursit të këmbimit dhe dobësimit të euros ndaj lekut kreu i financave deklaroi se  kursi ëhtë I lirë pavarësiht efekteve në ekonomi.

Në lidhje me çështjen e mikrokredive ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë po bashkëpunojnë për të miratuar ndryshimet ligjore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!