Prof. Bimbashi: Çfarë tregojnë studimet për koronavirusin tek gratë shtatzëna

schedule09:29 - 24 Prill, 2020

schedule 09:29 - 24 Prill, 2020

Mjeku dhe profesori në fushën e gjinekologjisë Astrit Bimbashi i ftuar në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demin zhvilloi një bisedë në lidhje me koronavirusin te gratë shtatzëna.

Si ekspert në këtë fushë Bimbashi tha se në disa studime të fundit është mësuar se gratë shtatzëna edhe pse mund të jenë infektuar nga koronavirusi, infeksioni nuk përcillet tej placentës e për pasojë bebja në barkun e nënës nuk infektohet.

“Informacioni nuk është shumë i pasur në lidhje me gratë shtatzëna, se sa ato rrezikohen nga koronavirusi. Ka të dhëna që nuk e kalon placentën dhe praktikisht nuk ka bebe që kanë lindur me koronavirus. Çfarë dimë deri më sot nga OBSH, thonë se nuk kemi studime të vërtetuara për dëmet që mund të sjellë koronavirusi në bebet dhe nënat shtatzëne. Ndërkohë që mund t’ju them se e vetmja zgjidhje për këtë rast është karantina”.

Për sa i përket infektimit të një gruaje shtatzënë se sa të rrezikuara janë ato në këtë pandemi, Prof. Bimbashi tha se, studimet kanë treguar që koronavirusi është rrisk më tepër tek moshat e thyera dhe me probleme të tjera shëndetësore, ndërkohë që shtatzënat janë realitivisht në moshë të re dhe për pasojë mund të jenë më pak të rrezikuara, gjithsesi kujdesi duhet të jetë maksimal.

“Mendoj që nuk ka nevojë për panik. Gratë shtatzëna për shkak se janë relativisht të reja në moshë nuk rrezikon aq shumë sa të tjerët. Se si ndryshon im uniteti për gratë shtatzëna nuk mund të themi diçka të provuar pasi nuk ka ende studime në lidhje me koronavirusin te kjo kategori sepse rastet e tilla janë shumë të pakta”.

Për sa i përket situatës në spitale ne repartet e gjinekologjisë Prof. Bimbashi tha se situata paraqitet e qetë dhe nuk ka flukse të pacientëve ndërkohë që disa prej trajtimet që mund të presin janë shtyrë për një kohë tjetër.

“E kemi ndjerë pak sepse nuk jemi në vijë të parë. Jemi munduar të ulim fluksin e punës, duke shtyrë gjërat që mund të bëhen edhe nesër”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!