Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve në prag falimenti, apel qeverisë për mbështetje financiare

schedule15:20 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:20 - 25 Qershor, 2020

Prodhuesit e tekstileve dhe këpucëve i kanë bërë apel qeverisë të ndërhyjë sa më parë e të miratojë një paketë të veçantë në ndihmë të këtij sektori.

Të domosdoshme kanë  akordimin e një fondi  e cili do të përdoret  për ndryshimin e teknologjisë së fabrikave për tu përshtatur me kërkesat e tregut.

Florian Zekja përfaqësues i Pro Eksport  thekson se shumë qeveri të rajonit  kanë zbatuar një nismë të tillë e cila ka rezultuar e suksesshme.

“Dëmi financiar  është i pallogaritshëm, por duhet të them që kemi nevojë për mbështetje direkte që biznesi fason të arrijë të mund t ë ndryshojë teknologjinë që t’i adaptohet prodhimeve që do të kemi vitin e  ardhshëm”, u shpreh ai.

Gjegji Gjika  shprehet se  paketat financiare të miratuara nga qeveria deri më tani nuk kanë dhënë asnjë ndihmë konkrete për këtë sektor. Aktualisht janë të detyruar të punojnë me 50% të kapacitetit ndërsa në shtator parashikojnë përkeqësim të situatës e madje edhe shkurtime drastike të punonjësve.

“Më i miri punon me 50 % të kapacitetit të vet sot. Shtatori do të kapë 20 % të kapacitetit, jo më shumë se 20 mijë, 50 mijë të tjerë do të jenë në rrugë.  Që të mbajmë këtë duhet të ripërshtatet teknologjia sepse nëse vjen klienti për të kërkuar diçka, nuk kemi pajisje dhe makineri. I kemi makineritë për të bërë diçka që sot tregu nuk e kërkon”, sqaron ai.

Prodhuesit e këpucëve  rezultojnë më të dëmtuarit. Donika Mici sqaron se për të përballuar situatën janë detyruar që të shesin nën kosto stoqet që i kanë mbetur.

“Sot jemi të detyruar t’i shesim nën kosto gati me 10 % të vlerës së tyre që të kemi mundësi për të pasur pa likuiditet, për të shkuar përpara dhe për të mbajtur bërthamat e fabrikës”, tha Mici.

Qeveria ka vënë në dispozicion një garanci sovrane prej 150 milion dollarësh për të kredituar kryesisht sektorin e fasonëve dhe turizmin por bizneset në këtë sektor shprehen se nuk kanë përfituar pasi kushtet që kërkohen janë të parealizueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!