Prodhuesi i armëve dëmshpërblen familjarët e viktimave të masakrës së një shkollë fillore në SHBA

schedule11:52 - 16 Shkurt, 2022

schedule 11:52 - 16 Shkurt, 2022

Për herë të parë një prodhues armësh konsiderohet përgjegjës për një masakër. 20 vjeçari Adam Lanza vrau 26 persona me një pushkë të prodhuar nga Remington, shkruan CNN

Masakra u krye në shkollën fillore të Sandy Hook. Autori kishte vrarë fillimisht nënën e tij në shtëpi dhe më pas hapi zjarr në shkollë. Arma ishte në pronësi të nënës së Lanzës, e cila kishte leje për mbajtjen e saj.

Remington Arms do të dëmshpërblejë me 73 milion dollarë familjet e pesë të rriturve dhe katër fëmijëve të vrarë në shkollë në vitin 2012. 20 vjeçari Adam Lanza vrau 20 fëmijë të moshës 6 deri në 7 vjeç, dhe vrau veten para se të mbërrinte policia në vendngjarje.

Familjet e viktimave dhe një i mbijetuar hodhën në gjyq Remington në 2015-ën, me synimin për të parandaluar masakra të tilla, duke thënë se një armë kaq e rrezikshme nuk duhej t’i shitej një qytetari të thjeshtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!