Prodhonin dokumente false për kalim në Angli/ Prokuroria e Tiranës godet bazën, pranga ekspertit të IT-së në gjykatën e Korçës

schedule10:21 - 18 Maj, 2024

schedule 10:21 - 18 Maj, 2024

Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme.

Në pranga ka rënë punonjësi i IT në gjykatën e Korçës Zhenika Loli. Sipas prokurorisë tekniku me aftësi të mira kompjuterike kishte hapur subjektin e tij kancelarik ku dyshohet se shërbente si bazë për përgatitje të dokumenteve false me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme.

Pas vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i gjykatës së Korçës Zhenika Loli ishte njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrjeti ndihmonte kundrejt pagesës persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!