Prodhimi ilegal i Bitcoin, eksperti zbulon në Abcnews.al “hilen” e policisë: Si do t’i fusë në rrjetë

schedule14:18 - 25 Qershor, 2022

schedule 14:18 - 25 Qershor, 2022

Nga Ervin Leka

Policia e Shtetit ka goditur disa raste të prodhimit ilegal të Bitcoin në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Edhe SHISH, në raportin e fundit të publikuar theksoi se prodhimi i Bitcoin është rritur në vendin tonë.

I kontaktuar nga Abcnews.al, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se Bitcoin në Shqipëri po prodhohet për qëllime kriminale. Ndërkohë  për të zbuluar fermat ilegale të prodhimit të Bitcoin, eksperti Karamuço u shpreh se policia po punon për krijimin e një sistemi të integruar që zbulon harxhimin e tepërt të energjisë në rrjet për konsumatorët.

Lexo edhe: Raporti i SHISH për Bitcoin, eksperti ngre alarmin: Vrasësit në Shqipëri po paguhen me para virtuale, si po kontaktohen

“Problemi është se policia nuk po bashkëpunon me OSHEE. Se këto makineri harxhojnë shumë energji elektrike. Tani është e fundit si informacion. Policia po krijon një sistem të integruar, që pa çuar shkresat tek OSHEE, do futet direkt në sistemin e konsumatorëve të energjisë elektrike.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!