Prodhimi i sapunëve bio, një mundësi pune për gratë e fshatit Bardhaj në Shkodër

schedule15:47 - 30 Tetor, 2022

schedule 15:47 - 30 Tetor, 2022

Gjithçka nis 1 vit më parë me mbështetje të Qeverisë Italiane dhe Kishës së fshatit Bardhaj të Shkodrës. Në punishten e hapur në një nga ambientet e Misionit Katolik i Don Orione janë punësuar gra në nevojë dhe dy vajza jetime.

Vera dhe Kristina janë dy banore të fshatit, të cilat fillimisht mësuan sekretet e prodhimit në mënyrë artizanale të sapunëve. Ato dhe dy vajzat jetime nga shitja e tyre fitojnë të ardhura.

“Prodhimet janë me bazë bio, ku përzierja e produkteve është shumë e rëndësishme, madje duhet shumë kujdes, baza kryesore është vaji i ullirit i pastër, si dhe lëngu i bimeve aromatiko-medicinale, të cilat shërbejnë edhe si kurë për lëkuren por edhe për aromen e sapunit”, tregon Vera.

Marjan Lukani, drejtues i projektit, shprehet se tashmë pas 1 viti pune kanë nisur edhe porositë e para.

Këto projekte synojnë nxitjen e të rinjëve dhe grave të zonave të ndryshme të Shkodrës që të krijojnë mundësi që të specializohen në profesione të ndryshme dhe të punësohen. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!