Prodhimet bujqësore në vend, Shqipëria në hartën e vendeve që eksportojnë

schedule13:50 - 20 Korrik, 2019

schedule 13:50 - 20 Korrik, 2019

Shqipëria sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi renditet ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Kjo tha ministri Çuçi garanton cilësinë e produkteve tona.

Pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore shqiptare këtë vit kanë zgjeruar hartën e tregjeve ku eksportojnë, në vendet e Bashkimit Evropian e më gjerë.

Aktualisht asnjë ngarkesë nuk është kthyer mbrapsh.

Këtë argument përdor ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi për të thënë se prodhimet tona janë cilësore.

“Ka një prodhim të jashtëzakonshëm. Po shohim statistikat e këtij 6-mujori dhe është fakt që kemi rritje të eksportit të specit, domates, kastravecit, lakrës dhe shumë perimeve të tjera. Rritja mesatarisht shkon deri në 90%. Kemi rritje në vlerë dhe në çmim krahasuar me vitin 2018”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vizitoi piken e dytë më të madhe të grumbullimit të prodhimeve bujqësore në vend.

Nga Lushnja ministri Çuçi  theksoi se Shqipëria renditet në 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!