Prodhim të municioneve luftarake dhe qëlloi në ajër me armë,  procedohet 32 vjeçari në Vlorë

schedule13:26 - 30 Janar, 2022

schedule 13:26 - 30 Janar, 2022

Një 32 vjeçar është proceduar penalisht nga policisë së Vlorës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municionesh luftarake.

Gjithashtu shtetasi me iniciale K.H. akuzohet dhe se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë duke prishur qetësinë publike.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë proceduan penalisht për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  shtetasin K. H., 32 vjeç, banues në Gjorm, pasi  dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!