“Procesi zgjedhor, më i rëndësishmi në vend”, Celibashi: Nëse duhet ndërhyrje nga institucione, të veprojnë

schedule11:53 - 8 Shkurt, 2023

schedule 11:53 - 8 Shkurt, 2023

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat, ka folur edhe për situatën e Partisë Demokratike.

Celibashi është shprehur se atij i kanë ardhur dy lista, një e dorëzuar nga Noka dhe një nga Sefa, ndërsa sqaroi se vendimi i KQZ do të bazohet në kodin zgjedhor.

Sipas tij marrja e një vendimi në këtë moment është mjaft e thjeshtë, por duke e cilësuar “procesin zgjedhor”, mjaft të rëndësishëm për një vend demokratik, theksoi faktin se institucione përkatëse duhet të ndërhyjnë për një zgjidhje më pranuese.

LEXO EDHE: PD me dy lista në KQZ, Celibashi: Vendimmarrja do të jetë strikte bazuar në Kod, nuk kam asnjë siklet

“Procesi zgjedhor është një proces juridik dhe politik, ndoshta më i rëndësishme në një vend demokratik. Për këtë arsye vendimmarrja bëhet në një afat të shkurtër.

Ka çështje për individin shumë të rëndësishme nëpër gjykata  dhe megjithatë, sistemi që ne kemi i ka injoruar dhe i ka dhënë rëndësi këtij procesi.

Këto janë në krye të interesave, pasi këto janë të lidhura me shtetin demokratik.

Për mua kjo është e thjeshtë. Nëse nesër do të kemi një kërkesë, do ta shqyrtoj dhe do të marr vendimin. Në kuadër të këtij diskutimi dhe për të pasur zgjedhje të rregullta do të duhet të vendosim për disa çështje.

Nuk e di nëse duhet të jetë Gjykata apo institucione të tjera që duhet të ndërhyjnë,” tha ndër të tjera Celibashi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!