Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Procesi të konsultohet në mënyrën e duhur”/ Edlira Çepani: Referendumet, një hap pozitiv për demokracinë

schedule19:15 - 29 Mars, 2026

schedule 19:15 - 29 Mars, 2026

Në një intervistë në “NewsRoom” në ABC News aktivistja Edlira Çepani foli për draftin e mazhorancës për ligjin për referendumet.

Gjatë intervistës, ajo tha se fakti që politika po e ndërmerr si një hap është diçka shumë pozitive, pasi nënvizon se Referendumet janë një hap pozitiv për demokracinë.

Gjithashtu nënvizon se është shumë e rëndësishme që procesi të konsultohet në mënyrën e duhur dhe të jetë një mekanizëm që i i jep zë drejtpërdrejt qytetarit.



“Kemi vite që kërkojmë që referendumi të jetë një nga mekanizmat që qytetarët të kenë një zë më shumë në vendimmarrje dhe politikë. Ne kemi parashikuar në legjislacion, kushtetutë, Kodi Zgjedhor, por mënyra se si funksionon mekanizmi e bën thuajse të pamundur për t’u arritur që të realizohet dhe më pas të ketë vlerë ligjore. Ka qenë një problematikë që ne e kemi ngritur prej shumë kohës. Dhe fakti që politika po e ndërmerr si hap është një fakt pozitiv. Por është me rëndësi se si do të bëhet. Nëse nuk i jep zë qytetarëve edhe për të propozuar ligje apo ndryshime, por thjesht ka format konsultativ apo për të rrëzuar ligje të caktuara nuk është mekanizmi që duam apo pjesa e ushtrimit të demokracisë direkte. Duhet konsultuar jo vetëm me ekspertë por edhe qytetarë që drafti final të dalë një draft që vërtet vlen si mekanizëm. Por nëse është mekanizëm që përdoret vetëm në interes të partive, atëherë nuk është mekanizmi i duhur i referendumit. Pra i gjithë ky proces do të ketë vlerë nëse konsultohet në mënyrën e duhur”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!