Kryeministri Edi Rama thotë se procesi për anëtarësimin në BE kalon në dy faza.
Në Asamblenë e PS në njësinë nr.3 në kryeqytet, Rama deklaroi se Shqipëria i ka mundësit për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030.
“2030 nuk e kam nxjerrë nga xhepi, por nga një llogaritje e thjeshtë. Lufta në Ukrainë e shkundi shumë fort BE nga ai komforti që kishte zënë prej kohësh. U shkund, e pa që gjërat, ndërkohë shumë pranë BE, lëvizën në një drejtim që nuk e prisnin, procesi mori drejtim tjetër. KE na vuri një plan. Nëse ju mobilizoheni dhe i bëni këto detyra në fund të 2027, ne në katin e parë do ju japim çertifikatën për të hipur në kat të dytë. Pastaj duhet të shkosh në çdo vend dhe të marrësh aprovimin e parlamentit në 27 vende, kjo zgjat dy vite. KE i ndjek të gjitha 24 orë, 7 ditë të javës. Ka këtu një ushtri me njerëz për çdo fushë. Ta çojmë deri në fund këtë gjë, mundësinë e kemi”, theksoi ai./abcnews.al


