Procesi ndaj grupit të Shullazit/Dëshmon Dani

schedule12:05 - 16 Janar, 2018

schedule 12:05 - 16 Janar, 2018

Ka vijuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tjerë së bashku me të në këtë proces. Në seancën e sotme dëshmoi, ai që konsiderohet si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani. Ky i fundit tha se me biznesmenin që ka dëshmuar kundër këtij grupi, Ylvi Beqen, e  ka prezantuar Shullazi. Sipas Danit prezantimin është bërë në shtëpinë e Emiljano Shullazit, ku Beqja kishte shkuar për të kërkuar ndihmë pasi ndihej i kërcënuar nga shtetas të tjerë, si dhe i ishte bllokuar regjistrimi i ish-hotel Vollgës në Hipotekën e Durrësit. Gilmando Dani tha se biznesmeni i kishte kërkuar të tërhiqte disa ceqe në bankë, paratë e të cilave tha Dani ia ka dhënë në dorë Beqes. Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela, tha Dani para gjykatës duke shtuar se Qyqja tërhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit. Gilmando Dani tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Ylvi Beqen dhe se nuk i ka marrë asnje cent, por se përkundrazi biznesmeni i ka atij 12 mijë euro borxh. Në seancën e sotme mungonte Emiliano Shullazi, ndërsa tre të pandehurit e tjerë nuk dhanë pëlqim për t’u marrë në pyetje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!