Procesi i rinumërimit/ KQZ: Votat për kryetar nuk janë vjedhur, për këshillin bashkiak situatë serioze

schedule13:17 - 13 Nëntor, 2023

schedule 13:17 - 13 Nëntor, 2023

Ata që i kanë humbur bashkitë në 14 maj, nuk janë vjedhur. Thjesht kanë humbur përpara se vota të hidhej.  Rihapja e kutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani ka gjetur një përputhje gati 100% të votave për kryetar bashkie.

Megjithëkëtë, numëruesit kanë abuzuar me vullnetin e zgjedhjësve duke tjetërsuar rezultatin për këshillat bashkiakë.

Viktima të këtyre tjetërsimeve kanë qenë partitë të cilat nuk kanë pasur numërues, kryesisht partitë e vogla, por edhe koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili nuk kishte numërues në gjysmën e tavolinave.

Partia Socialiste nuk rezulton të ketë marrë vota padrejtësisht, përkundrazi në ndonjë rast asaj i janë hequr votat që i takonin, sic është rasti i Krujës, ku i mungonin 32 vota.

Votat që ju janë marrë partive të vogla apo Berishës, kanë shkuar kryesisht për PD-në e Bashës, ose në ndonjë rast edhe për Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës.

KQZ ka kontrolluar gjatë javës së parë qarqet veriore (Shkodër. Kukës. Dibër. Lezhë). Tashmë ka nisur verifikimi edhe për qarkun Durrës e Tiranë.

Ndaj këtu janë gjetur edhe shembujt e abuzimit.

Në bashkinë Durrës BF i janë hequr 21 vota. PD ka marrë 51 vota padrejtësisht. PAA 14 vota të shtuara.

Në Shkodër, BF -15 vota. PD i dolën 49 vota pro.

Në Krujë PSsë i kanë marrë 32 vota. PD ka përfituar 16 padrejtësisht ndërsa PAA 46 tepër.

Në përfundim të verifikimit të të gjitha bashkive të vendit, ku për secilën po kontrollohen 19% e qendrave të votimit, KQZ do të kallëzojë penalisht numëruesit që kanë firmosur këto procesverbale abuzive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!