Procesi i Berlinit/ Kasolli: Nëse Kosova nuk bëhet pjesë deri në tetor, rrezikon të mbetet jashtë

schedule16:27 - 9 Shtator, 2024

schedule 16:27 - 9 Shtator, 2024

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Berlin të Gjermanisë.

Analisti nga Kosova, Afrim Kasolli në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për këtë temë, ku tha se nëse Kosova nuk bëhet pjesë e procesit deri në muajin tetor, atëherë rrezikon të mbetet jashtë

Nëse nuk gjendjet një zgjedhje deri në tetor të këtij viti, ekziston një rrezik që Kosova të përjashtohet dhe izolohet nga ky proces. Ky është një proces që kryeministri Kurti e ka mbrojtur si një model. Investimi i Kurtit ka qenë që procesi i Berlinit është modeli duhur, ndryshe siç ishte ai i Ballkanit Perëndimor“, u shpreh Kasolli.

Sakaq foli për situatën politike në të cilën ndodhet Prishtina zyrtare, ku tha se “Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut telashet janë evidente. Janë tre procese të mëdha që Kosova rrezikon të përjashtohet nëse nuk gjendet një konsensus. Në Maqedoninë e Veriut dihet se si shkoi procesi. Tentoi që të pezullojë obligimet nga marrëveshjet për ridizenjimin e raporteve ndëretnike. Është një situatë e paqartë. Kjo bëhet që të zbehet tensioni i Bullgarisë, por ka pasoja për shqiptarët.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!