Ambasadori Gëzim Podgorica i ftuar në emisionin “Ballkan” në abc të gazetares Linda Karadaku, e cilësoi procesin e Berlinit si mjaft të rëndësishëm për rajonin.
Sipas tij rikthimi i Gjermanisë në një aktor kryesor në Europë është në favor të të gjithë shqiptarëve
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Është mbajtur Samiti i Berlinit, që është ringjallje e një procesi që nga vitit 2014-të ku nuk pati më zhvillime, pati një nsimë rajonale Ballkanin e Hapur. Duket se ka një rikthim të Gjermanisë në rajon me rikthimin e procesit të Berlinit. Ambasador mendoni se kemi rikthimin e Gjermanisë në një proces të tillë?
Podgorica: Gjermania ka vite që është lokomotiva e Europës. Kishte një moment në përfundimin e mandatit të Merkel dhe ardhjen e Scholz, e gjithë kjo pauz bëri që Gjermania ta humbte protagonizmin. Rikthimi besoj se i bën mirë Europës, sepse vë në krye një shtet shumë dashamirës për Ballkanin. Një shtet i cili ka treguar vëmendje ndaj popullsisë shqiptare. Kështu që ky rikthim për mendimin tim ose ripozicionim mendoj se i bën mirë shumë proceseve. U arritën 3 marrëveshje. Bosnja dhe Kosova nuk komunikonin me njëra-tjetrën, u hoqën vizat, do kalojnë ën kufi vetëm me karta e identitetit. Heqja e barrierave krijon mundësinë e relaksimit të marrëdhënieve që do të çojë në një frymë të re. Njohja e diplomave. Mundet që këto diploma mos jenë efikase, por tregon se shkohet drejt standardeve të reja që hapin rrugën drejt BE, pasi ne jemi vende aspirantë për në BE. E gjitha kjo duhet menduar me pozitivitet por nuk ka zhvlerësuar Ballkanin e Hapur, e cila mbetet një iniciativë por nuk ka prodhuar asgjë,. Kurse procesi i Berlinit nuk është iniciativë është projekt real, u nënshkruan 3 marrëveshje. Nënshkrimi nga drejtuesit më të lartë të vendeve përkatëse i jep një rëndësi kësaj marrëveshjeje. Agjende e Scholz ishte kaq e rëndësishme, sa ai i la një dritare të rëndësishme edhe kësaj marrëveshjeje.
/Taulant Halili/Abcnews.al/