“Procesi do të mbyllet me triumf për ish-krerët e UÇK”, Hoxha: Kurti dhe Osmani s’i kanë mbështetur sa duhet

schedule11:51 - 5 Prill, 2023

schedule 11:51 - 5 Prill, 2023

Nën-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë një lidhje direkte me studion e “Tirana Live” në ABC News,  ku fillimisht ka folur për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Hoxhaj tha se beson se në fund të procesit ata do të triumfojnë dhe se sipas tij mbrotja nga avokatët, por edhe nga vetë ata ka qenë e dinjitetshme.

Ndër të tjera ai tha se ajo çfarë është dëgjuar deri më tani nga Prokuroria është një tregim serb.

Kjo është një fazë shumë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën, meqë është një proces i cili është kundër UÇK dhe krerëve të saj, përtej pretendimeve që ka Prokuroria, jemi të sigurt që procesi do të përfundojnë me një triumf të krerëve të UÇK.

Ajo që kemi dëgjuar nga Prokuroria ka qenë më shumë një tregim serb.

Mbrojtja ka qenë e dinjitetshme, qoftë e avokatëve edhe e krerëve. Besojmë që procesi do të mbyllet në favor të Kosovës edhe pse është një situatë e vështirë”, tha Hoxhaj.

Në lidhje me mbështetjen e qeverisë Kurti ndaj ish-krerëve, Hoxhaj tha se po bëhet thjesht ajo që parashikohet në ligj, por që sipas tij si Kurti ashtu edhe Osmani duhet të bëjnë më shumë dhe të jemë më të vendosur.

Mendoj që qeveria ka dhënë një mbështetje që është paraparë nga ligjet në fuqi, por ajo që ka nevojë Kosova është edhe ajo mbështetje politike. Duhet nga Kurti dhe Osmani të kenë një vendosmëri.

Natyrisht do të ketë dhe ka përpjekje nga Serbia, ta përdorin kundër Kosovës. Mendoj që Kosova ka hyrë në një fazë të re, të vështirë dhe këtu kërkohet nga qeveria e Kosovës të ketë një qartësi”, u shpreh ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!