“Proces politik”, avokati i Fredi Belerit: Nuk u provua ekzistenca e listave

schedule13:32 - 13 Maj, 2023

schedule 13:32 - 13 Maj, 2023

“Proces dhe akuzë politike”, -kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit akuzën e ngritur ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.

Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit, mbrojtësi ligjor i tij, tha se Beleri se nuk u provuan provat që ata kërkonin ndonëse arrestimi u konsiderua i ligjshëm.

“Veprimet ishin të simuluara të policisë, është akuzë politike dhe montim politik.

LEXO EDHE: U arrestua për shitblerje votash/ Lihet në burg Fredi Beleri, çështja i kalon SPAK

Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë nga lokali, rrëmbimi aty konsistonte të gjente dicka në flagrancë, por nuk i gjetën. Beleri do të dërgohet sot në Tiranë”,- tha ai

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!