“Proces i ligjshëm”, Voltana Ademi mbërrin në Kuvendin e PD: Të përfshijmë edhe ata që s’na janë bashkuar

schedule10:35 - 30 Prill, 2022

schedule 10:35 - 30 Prill, 2022

TIRANË  – Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka mbërritur në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat zonja Ademi ka pasur edhe një mesazh, duke thënë se askush nuk duhet të lihet jashtë, madje as ata që nuk bashkuar në këtë Kuvend.

Voltana Ademi: Ditë me emocion, proces që po vijon. Fakti që po vijon përmes një gjithëpërfshirje është shumë e rëndësishme, përfshirja e shumë të tjerëve që nuk janë bashkuar, është angazhim i joni për ti bashkuar. Procesi i tillë, i bazuar në atë që i ligjshëm, është një mundësi që ne na jepet.

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!