Prokuroria e Posacme ka reaguar zyrtarisht lidhur me procedimin penal ku po zhvillohen hetime ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes Erion Veliaj. Ne nje njoftimin te shperndare per mediat SPAK thote se deri ne kete faze te hetimeve paraprake, jane administruar prova qe cojne ne perfundim se ka te dhena qe lidhen jo vetem me korrupsionin pasiv, per te cilin eshte depozituar edhe kallezim, por edhe per veprat penale “Korrupsion aktiv te funksionareve lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarim, ose fshehja te pasurise”. Sipas prokurorise deri me tani po hetohet mbi kallezimin e nje personi qe eshte identifikuar me emrin Nesti Agoni, ndersa ende nuk eshte regjistruar hetimi mbi emrin e ndonje personi te dyshuar.
Por mbrojtja e Erion Veliajt ne nje reagim thote se ky hetim po kryhet ne mënyre keqdashese dhe ne kundershtim me ligjin.
Nisja e hetimit, sipas mbrojtjes, eshte bere mbi nje kallezim anonim dhe pa asnje prove, por me indicie te supozuara. Po keshtu nuk kuptohet qarte vepra penale per te cilen eshte kallezuar Erion Veliaj.
Mbrojtja e kryebashkiakut thote se venia nen hetim e Erion veliajt dhe familjes se tij qe ne mars te ketij viti eshte mbajtur e fshehte nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”. Bazuar ne kete fakt mbrojtja e veliajt thote se afatet hetimore janë tejkaluar, pasi sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur kanë nisur veprimet hetimore specifike. Avokatet thone gjithashtu se Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor, duke shkelur procedurën ligjore në fuqi./abcnews.al