Procedimi i Florenc Hoxhës, reagon Rama: Çmenduri, ndalimi i iftareve nga paramilitarët e PD

schedule11:49 - 22 Prill, 2021

schedule 11:49 - 22 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një çmenduri ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Vaqarr ku disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë dhunuar shoferin e një furgoni brenda së cilit ndodheshin disa ushqime, me pretendimin se po shpërndahen për fushatë.

Rama ndër të tjera ka bërë thirrje se duhet të ruhet qetësi, ndërsa ka shtuar se e diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve?:” shkruan Rama.

Kujtojmë se policia ka proceduar penalisht Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 36-vjeçar.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, përfaqësues i Partisë Demokratike, akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi Bledar Goga ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!