“Ushqime për fushatë”, vihet nën hetim Florenc Hoxha pasi dhunoi qytetarin, policia: Po shpërndaheshin për iftar

schedule09:53 - 22 Prill, 2021

schedule 09:53 - 22 Prill, 2021

Është proceduar penalisht Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 36-vjeçar.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, përfaqësues i Partisë Demokratike, akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi Bledar Goga ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.

Njoftimi i policisë:

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. E.L/abcnews.al/